Kandidat për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit
Adi Qose, që prej marsit 2025 është kandidat për deputet i listës shumëemërore të subjektit PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË për qarkun e Elbasanit.
Zoti Qose ka ushtruar detyrën e funksionit të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të ASHK Elbasan nga nëntori 2023 deri më marsin 2025. Pozicion në të cilin spikati të përmbushë me përgjëgjshmëri të lartë objektivat e institucionit që drejtonte.
Më herët, ai ka mbajtur pozicionit e Drejtorit pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve dhe Transportit Rrugor Elbasan në vitet 2021 – 2023.
Angazhimin e tij në detyra publike, zoti Qose e nisi në vitin 2013 në Ndërmarrjen e Trajtimit Studenti në qytetin e Elbasanit, duke u pasur më pas në detyra të tjera pranë Ministrisë së Infrastrukturës përgjatë viteve 2018 -2019 dhe më pas duke u angazhuar në disa pozicione të larta drejtuese si Drejtor Kabineti dhe Nënkryetar në Bashkinë e Elbasanit në vitet 2019 – 2021.
Adi Qose ka përfunduar studimet në degën e administrimit të biznesit pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani” dhe nivelin master shkencor pranë Universitetit të Biznesit të Tiranës.
Pjesëmarrja në angazhimin politik e z. Qose ka nisur herët në familjen politike të PS Elbasan, duke i besuar postin e Kryetarit të FRESSH Elbasan në vitet 2013-2017 dhe duke pasur si Sekretar i Përgjithshëm i FRESSH i mandatuar në vitet 2018 – 2019. Më pas aktivitetin e tij politik e shtriu ne vendlindje, duke qenë Sekretar i Qarkut Elbasan për Koordinimin Digjital dhe Koordinator për Diasporën.
Në mars të 2025 familja politike e PS Elbasan i besoi kandidimin si deputet në legjislaturën XI në Kuvendin e Shqipërisë.